Komisioni i Venecias ka gjunjezuar perfundimisht presidentin Meta. Edhe pse PD-LSI-Meta jane ne nje tentative te ethshme per te thene qe Meta nuk e ka shkelur Kushtetuten, faktet nga raporti thone krejt te kunderten.

 

Thelbi i opinionit:

Presidenti në kuptim të nenit 92/gj dhe 94 të Kushtetutës nuk ka të drejtë të anullojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve (prg 45 e vijues).

Zgjedhjet mund te anullohen vetem ne situata emergjente, por edhe ne kete rast duhet vepruar ne perputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose ne baze te zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, te perkohshme). Ne rastin e anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit, kjo procedure nuk u zbatua. (prg. 61 dhe prg.62).

Nuk pati asnje marreveshje politike per shtyrjen e zgjedhjeve qe mund te lejonte krijimin e nje baze per shtyrjen e zgjedhjeve (prg.49).

Edhe nëse Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim, as Kushtetuta as Kodi Zgjedhor nuk parashikojnë të drejtën e Presidentit të anullojë dhe të shtyjë zgjedhjet (prg. 73)

Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).

Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit te mandatit te zgjedhurve eshte humbje e legjitimitetit te institucioneve te zgjedhura (prg.48)

Eshte cenuar e drejta per te zgjedhur. Mungesa e bazës ligjore dhe mundësia e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve per arsye te masave emergjente sipas nenit 170 te Kushtetutes ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bejne nderhyrjen ne te drejten e zgjedhjeve jo proporcionale (prg. 97).

Anullimi dhe shtyrja e zgjedhjeve e tejkalon detyrën e Presidentit. Është Kuvendi, komisioni hetimor dhe më tej Gjykata Kushtetuese që duhet të vendosin nëse këto janë shkelje kushtetuese dhe mjaftueshëm të rënda sipas nenin 90 të Kushtetutës për shkarkimin e Presidentit (prg. 76 dhe prg.99).

Nisur nga qëllimet kushtetuese për kontrollin dhe balancat e pushteteve, të marra së bashku këta elementë mund të cojnë Kuvendin në përfundimin se Presidenti edhe nëse ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anulluar e më pas duke shtyrë zgjedhjet jashtë mandatit elektoral të të zgjedhurve vendore pa bazë ligjore, mund të mos përbëjnë kritere të mjaftueshme për shkelje të rënda për shkarkimin e tij (prg.101).

Procedura e shkarkimit te Presidentit eshte proces ligjor dhe politik. Mbetet ne vendimarrjen e seances plenare te Kuvendit te vendose per natyren e shkeljes dhe rendesine e saj, qe mund te perligjin shkarkimin e Presidentit (prg. 77 e vijim).

Pika nga opinioni

Analizohen situatat e meparshme per shtyrjen e zgjedhjeve (1991, 2007, 2017); ne shtyrjet e meparshme jane zbatuar zgjidhje te parashikuara me ligj ose konsensusi I gjere politik dhe jane respektuar detyrimet ligjore per organizimin e zgjedhjeve brenda periudhave zgjedhore, pa tejkaluar afatet e mandateve te te zgjedhurve.

Kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutes sa i takon caktimit te dates se zgjedhjeve (neni 92/gj dhe 94) nuk i japin Presidentit te drejten e shfuqizimit te aktit te vet per caktimin e dates se zgjedhjeve.

Citimi nga raporti:

(prg. 43: « …Vihet re se kompetenca e Presidentit te Republikes per te caktuar daten e zgjedhjeve, duhet te permbushe disa kritere strikte kushtetuese si dhe kompetenca per te percaktuar diten e zgjedhjeve vetem nje diskrecion shume te limituar, i cili konsiston vetem ne percaktimin e dates brenda periudhes elektorale, duke mos tejkaluar mandatin e te zgjedhurve. » ;

(prg. 45 : « … Kompetencat e Presidentit e parashikuara ne piken c, dh dhe e te nenit 92 te Kushtetutes qartesisht parashikojne te drejten per te vendosur « akt negativ » qe dmth heqjen e shtetesise, lirimin e ambasadoreve fuqiplote… Ky nuk eshte rasti i kompetencave te parashikuara ne germen gj) per caktimin e dates se zgjedhjeve. Duke pasur parasysh kufizimet e parashikuara nga neni 94 i Kushtetutes, eshte veshtire te argumentohet se ekziston nje kompetence e Presidentit per te marre nje vendim negativ, ne kuptim te caktimit te dates se zgjedhjeve »).

Anullimi i dates se zgjedhjeve ndikon ne te drejten e zgjedhjeve, qe eshte e drejte e njeriut dhe anullimi apo shtyrja e dates se zgjedhje duhet bere me ligj, nga organi kompetent dhe ne respektim te parimit te proporcionalitetit. Presidenti duket qarte qe nuk e ka nje te drejte te tille. Nuk ka nje parashikim ligjor qe e lejon anullimin/shtyrjen e zgjedhjeve ashtu sic ka vepruar Presidenti. Nderhyrja ne te drejten e shtetasve per te zgjedhur nga Presidenti eshte bere ne menyre joproporcionale. Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit te mandatit te zgjedhurve eshte humbje e legjitimitetit te institucioneve te zgjedhura.

Citimi nga raporti 

(prg. 46 : « Gjithashtu, principi i actus contrarius (akti negativ), nuk zbatohet ne rastet e te drejtave te njeriut pasi cdo kufizimin i tyre duhet te plotesoje kriterin e proporcionalitetit. Anullimi ose shtyrja e zgjedhjeve, cenon direkt te drejten e qytetareve per te votuar, e cila eshte e drejte e njeriut. Ky kufizim duhet te jete proporcional. E drejta e votes eshte e lidhur me zgjedhje zyrtare. Midis dy zgjedhjeve, kjo e drejte ekziston por nuk mund te ushtrohet. »

(prg.47 : Ne menyre specifike, ne rastet e zgjedhjeve, vendime te rendesishme sic jane ato te caktimit te dates se zgjedhjeve, kerkojne parashikueshmeri te mjaftueshme. Principi i qendrushmerise te legjislacionit zgjedhor i analizuar nga Komisioni i Venecias, ne Kodin e Praktikave me te Mira Elektorale, eshte i zbatueshem ne vendimet e rendesishme mbi zgjedhjet me analogji. »

(*prg.48 : Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit te mandatit te zgjedhurve eshte humbje e legjitimitetit te institucioneve te zgjedhura »).

(prg. 49 : « Kjo nenkupton se kur data e zgjedhjeve eshte caktuar, aktoret politike, duhet te kene mundesine te kene besueshmerine te ky vendim dhe cdo ndryshim i nje vendimi te tille duhet te kryhet me konsensus te gjere dhe me nje baze ligjore te duhur. Ne rastin e dekretit 11199, nuk kishte konsensus qe mund te conte ne krijimin e nje kompetence ad hoc per shtyrjen e zgjedhjeve. »

(prg.50 : « … e drejta e Presidentit per te shtyre ose anulluar zgjedhjet eshte e diskutueshme dhe nuk mund te kryhet pa nje baze ligjore specifike).

Anullimi/shtyrja e zgjedhjeve jane parashikuar si mundesi ne Kushtetute neni 170, masat e jashtezakonshme, por kjo nuk mund te perdoret nga Presidenti si baze ligjore. Megjithate, Kushtetuta ne menyre eksplicite, lidh mosmbajtjen e zgjedhjeve vetem ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme dhe ne cdo rast vendimi merret nga organet qe kane kompetencen ligjore taksative per shtyrjen e zgjedhjeve.

Citimi nga raporti :

(« prg. 62… kompetencat e parashikuara ne rastet e emergjencave parashikuar ne nenin 170 nuk mund te sherbejne si baze ligjore per shtyrjen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit.. »)

Presidenti edhe ne konktekstin e nje qellimi te ligjshem, ne kushtet kur as Kushtetuta dhe as K.Zgjedhor nuk i jep atij legjitimitetin per te vepruar, nuk mund te veproje

Citimi nga raporti :

(prg 73 : Si përfundim, edhe nëse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk vendos ndonjë fuqi të përgjithshme për Presidentin që të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re. »

(prg.69 :  Ndërsa gjatë një gjendje lufte, katastrofa natyrore etj zgjedhjet nuk mund të mbahen për shkak të rrethanave objektive që nuk lidhen me mungesën e konkurrencës demokratike, çështja e mosbesimit të publikut në zgjedhje dhe të bojkotimit të zgjedhjeve nga një pjesë e madhe e spektrit politik është një argument subjektiv dhe jo një pengesë objektive për mbajtjen e zgjedhjeve.

(prg.71 : « Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose – çfarë është më keq – për të penguar funksionimin e tyre kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpresë të paktën përkohësisht funksionimin ligjor ose kushtetues të Shtetit. Në të vërtetë, në vazhdën e zgjedhjeve lokale, në Shqipëri pati përpjekje për të parandaluar zgjedhjet që tejkaluan një bojkot të thjeshtë, siç janë sulmet e dhunshme kundër vendvotimeve etj. Paralelisht me përpjekjet për një dialog të sinqertë politik, çështje të tilla duhet të adresohen në kuadrin e sistemit të drejtësisë penale, paralel me përpjekjet për një dialog politik të sinqertë ».

Periodiciteti i zgjedhjeve eshte si kusht i parimeve te demokracise dhe te drejtave te njeriut. Cdo kufizim i kesaj te drejte per te marre pjese ne zgjedhje ne menyre periodike duhet te parashikohet ne ligj, te kete qellim legjitim dhe te jete proporcional. Ky kriter zbatohet edhe ne zgjedhjet vendore (prg. 75).