Mero Baze/

Alarmi I pazakontë rreth përgjimit të Lulzim Bashës, I cili tentoi të kthehet në problem politik, po I paraprinë zbardhjes së “Dosjes Babale” dhe disa hetimeve të cilat implikojnë drejtues të PD, të përfshirë në një histori banale.

Disa zyratrë të lartë të Partisë Demokratike pranojnë privatisht, se janë kontaktuar nga të afërm të “dëshmitarit x” dhe janë shantazhuar prej tyre, për shkak të asaj që ata e quajnë “tradhëti ndaj Babales”, duke zbardhur pa dashje në bisedat e tyre telefonike dhe skenarin, se si u ngjiz “cështja Babale”.

Dëshmitari I kasetës së inskenuar që tashmë po kërkon azil politik në Kosovë, mund të ketë keqpërdorur rënd PD në atë skandal, duke kompromentuar gjithcka, si të porositur politikisht dhe financiarisht nga kupola e PD.

Të frikësuar se kontaktet e fundit me të afërm të “Babales” mund të jenë regjistruar si prova nga prokuroria dhe se së shpejti mund të mbrijë dhe ekspertiza e kasetës, Partia Demokratike I ka paraprirë këtij zhvillimi të mundshëm, duke ngritur alarmin se po përgjohet kryetari I PD dhe të afërm të tij.

Por kush do ta marrë në PD koston e përballjes me zbardhjen e “Dosjes Babale”?
Nga paniku që po I paraprinë zbardhjes së cështjes, duket se PD po përpiqet të laj duart nga personazhi ordiner që tentoi të përdor në një cështje politike. Edhe pse duket që ka prova se PD ka inskenuar të gjithin edhe kudrejt premtimeve financiare, edhe pse e prezantoi vet e para si skandal, PD po I ik ballafaqimit me këtë skandal, duke u përpjekur të viktimizohet si një parti e survejuar për shkak të kontkateve me njerëz nën hetim, që bëjnë pjesë në këtë histori.

Dhe në fakt e gjithë kjo është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës dhe e shkollës politike që ai adaptoi përmes denoncimit ordiner të modelit të qytetarit digital.

Për shkak të këtij mentaliteti, një parti e madhe dhe historike, është zhytur tani një banalitet ordiner, I cili dëmton dhe shumë prej kauzave të saj të drejta. Përgjegjësia e një kryetari partie është pikërisht aftësia e tij, për të orientuar aksionin politik mbi cështje serioze, që bëhen pjesë e shqetësimit të shoqërisë dhe jo mbi inskenime që prodhojnë banalitet për vet partinë.

Edhe tai kur kjo cështje duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe publikun, dhe kur vet PD e ka kuptuar në cfarë spirale ka hyrë, Lulzim Basha po përpiqet të viktimizohet si njeri I përgjuar. Nuk di sa mund ta bëj kjo Lulzim Bashën të besueshëm, nëse vërtet publikohet “Dosja Babale” dhe lidhjet e tij me PD, përfshi dhe telefonata me drejtues të saj, por e sigurt është, që PD do ta bëj një parti qesharake, vetëm fakti që kryetari I saj, është përfshirë në këtë telenovelë banale.