Su-lmet nga pesh-kaqenët tashmë janë bërë një problem i vërtetë në këtë zonë.

Richard Martyn Turner, 44 vjeç dhe Verity Turner, nga Edinburgh, po qëndronin në resortin me pesë yje Lux Réunion në Saint-Gilles në ishullin parajsë të Reunion.

Nënpunësi civil u raportua i zhd-ukur nga zonja Turner dhe ajo identifikoj trupin e tij pasi iu tregua unaza e martesës e gjetur në barkun e pesh-kaqenit.

Turner po notonte në një lagunë të përdorur shume nga turistët që konsiderohej ‘e sigurt’ por katër peshkaqenë u gjetën duke notuar prane tij të dielën duke përfshirë dhe pershkaqenin që e sul-moi.

Autoritetet nuk pranuan të komentojnë mbi identitetin e vik-timës. Testet e ADN-së po kryhen në mbetjet e gjetura brenda peshkaqenit tiger për të konfirmuar se ato i përkasin Z. Turner.

Peshkaqeni tigër eshte peshkaqeni i dyti më i rre-zikshëm në botë mbas peshkaqenit të bardhë.

Dora dhe parakrahu i ndarë i Turner u tha se ishin identifikuar nga gruaja e tij të mërkurën. Ata u gjetën pasi pesë peshkaqenë u vr-anë katër milje nga plazhi piktoresk i Hermitation.

Ishte su-lmi i 24-të i peshkaqenëve dhe rasti i 11-të me pasoja fa-tale që nga viti 2011 në Reunion .

Në një vizitë muajin e kaluar në Reunion , Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se qeveria e tij po bënte gjithçka te mundshme për t’u marrë me krizën e peshkaqenëve