Ka shkaktuar jo pak habi tek banorët e zonës s ulmi i ditës së djeshme s ulmi i një ariu të murrëm ndaj një bariu Bjeshkët e Gjallicës.

Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtite teksa papritur është su lmuar nga një ari i murrëm duke marrë p lagë në fytyrë dhe pjesën e sipërme të trupit.

Ngjarja ndodhi pa para mesditës, ndërsa për fat të mirë në ndihmë të tij ka shkuar një i afërm, i cili më pas ka njoftuar për ngjarjen.

“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallicës, Ekrem Onuzi, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është su lmuar nga një ari, duke i shkaktuar pla gë në kokë, shpatull dhe në këmbë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur për ndihmë edhe helikopteri, për shkak të terrenit të vështirë malor”, u bë e ditur nga Policia lidhur me ngjarjen.

Pas informacionit të marrë një helikopter i ushtrisë shkoi në Kukës për të bërë transportimin e tij në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.

Fillimisht helikopteri zbriti në aeroportin e Kukësit për të marrë të afërmit që të bënin identifikimin e zonës.

Arinjtë e murrmë janë shtuar gjatë viteve të fundit, kjo kryesisht dhe nga vendosja e moratoriumit për ndalimin e vra sjes së kafshëve të egra, por dhe nga shpopullimi i fshatrave malore në Kukës.

Onuzi u përpoq që të mbrohej nga s ulmi me duar, të cilat kanë marrë shumë dëm time