Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në “Teatro Dal Verme” të Milanos, ku po mbahej koncerti “China Nights” i organizuar për të celebruar 70-vjetorin e Republikës popullore të Kinës.

Gjithçka po shkonte më së miri, deri në momentin kur dirigjentit të orkestrës Mihai Tang i ranë pantallonat krejt papritur .

Padyshim që ky ishte një incident i sikletshëm, jo vetëm për të, por edhe për të pranishmit, por pavarësisht kësaj, muzikantët vijuan sërish të performonin.

Nga ana e tij Tang i ngriti sërish pantallonat dhe vijoi punën e tij, ndërsa në sallë nu munguan të qeshurat.