Disa ditë pas deklaratës së pedagoges së njohur të gazetarisë, Iris Luarasit se kishte ngelur në klasë 4 emra të njohur të televizionit, vjen një reagim edhe nga personazhet e përmendura, Drini Zeqo.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ Drini Zeqo pohoi se ka punuar për t’i ofruar ndihme familjes së tij, ndërsa shton se; “Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”.

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini.