Wanda Nara mendon se Interit i mungoi Mauro Icardi në derbin e Italisë të dielën mbrëma, të cilën zikaltrit e humbën 2:1 ndaj kampionit në fuqi Juventus.

Icardi njihet për rekordin e tij fantastik kundër Juves, tetë gola në 11 ndeshje, por ai tani luan në huazim te PSG-ja, pasi Interi e bleu Romelu Lukakun për ta zëvendësuar argjentinasin.

Wanda, e cila është bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit, ka treguar se ata e kanë përcjell derbin e së dielës.

“Natyrisht që e kemi shikuar derbin Inter-Juventus. Në pjesën e parë u duk sikur Interi duhej të bënte më shumë”, tha Wanda.

“(Icardit) nuk i mungoi kjo lojë, por (Interit) i mungoi ai. I ka munguar në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Mauro i ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje kundër Juventusit”, theksoi ajo.