Massimiliano Allegri do të jetë trajner i Manchester United. Strategu italian u largua nga Juventusi në fund të sezonit të shkuar dhe që nga ajo kohë, ka nisur kurse për të mësuar gjuhën angleze.

Allegri e ka pranuar publikisht se dëshiron të drejtojë një ekip në Premier League dhe Manchester United është ekipi i duhur për të.

Raportohet se Allegri dhe drejtuesit e Manchester United kanë pasur edhe bisedime konkrete, me të dyja palët që kanë gjetur një akord sa i takon kushteve financiare. Allegri do të përfitojë më shumë se 7 milionë euro në sezon (rroga që merrte te Juventus) dhe flitet se paga e tij do të jetë rreth 9-10 milionë euro.