Reperi i njohur Skerdi Ago dhe gazetarja, Vesa Rama prej disa kohësh kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Ata janë të fejuar dhe duket se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Nëpërmjet një postimi në Instagram Skerdi ka zbuluar se Vesa është në pritje të ëmbël dhe barku i saj ka nisur të rrumbullakoset.

“Doja që për ty sot të fshija çdo gjë nga rrjetet sociale, por edhe nga mendja ime sepse ti po më dhuron diçka shumë të shtrenjtë. Do të më falësh atë që e doja vetëm nga ty. Një engjëll që mezi po pres ta shoh, ta prek dhe ta marr në duart e mia. Jam shumë i emocionuar sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të më ndryshojë që tani jetën dhe jam shumë krenar që ti do të jesh nëna e fëmijës tim”, shkruan Skerdi krahas fotos.

Skerdi dhe Vesa janë përfolur disa herë për prishje të marrëdhënies së tyre, por mesa duket lajmet nuk kanë qenë të vërtetë dhe ata janë duke zgjeruar familjen.