Arsene Wenger ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi ish-trajneri i Arsenalit u përfol si zëvendësuesi i mundshëm i Niko Kovac te Bayern Munchen.

Në fund asgjë nuk u konkretizua, ndërsa tashmë francezi ka marrë një post të ri. Duke nisur nga sot, Ëenger do të jetë shefi i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit. “Shoh përpara për sfida të reja. Mund të jap kontributin tim dhe do të shpenzoj të gjithë energjitë e mia që ta kryej sa më mirë detyrën time të re”, u shpreh shkurt Wenger.