Ndërtuan të dy bashkë arritjen më të madhe historikë të Shqipërisë futbollistike, duke na çuar në Europianin 2016 në Francë, por janë pa punë dhe pa ekip! Po flasim për Gianni de Biasi dhe Paolo Tramezzani. I pari, që nga aventura me Deportivo Alaves, që zgjati vetëm dy muaj, ende nuk ka gjetur një mundësi të mirë ose një “projekt që do të më bindte”. Pikërisht për këtë arsye është në pritje, edhe pse së fundmi është shfaqur mundësia për t’u kthyer te SPAL, skuadra që dikur mori në Serie C dhe ngjiti në Serie B. Në Ferrara kanë kujtime të bukura për De Biasin.

Pas humbjes së fundit ndaj Brescia, pozicioni i Semplici është i lëkundur dhe kontaktet me De Biasin kaën nisur. Përgjigjia pritet që të vijë 24 orët në vazhdim. E ndërsa De Biasi pret ende Sampdorian (pozicioni i Ranierit në pikëpyetje), Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i tij, pas aventurës së fundit te APOEL Nicosia, gjithashtu ka rënë dakord me Spinellin për të marrë drejtimin e Livornos. Megjithatë, edhe aty duhet ende të vijë konfirmimi i presidentit që ka edhe Beppe Pillon si kandidat. Livorno ndodhet në Serie B në një situatë dramatike dhe rrezikon rënien në Serie C.