Kopshti zoologjik i Bronksit në New York, u përball ditën e shtunë me një rast aspak të zakontë.

Një grua rreth të 30-ave ka përhapur panik në kopshtin zoologjik, pasi ka kaluar hekurat rrethues të kafazit të hapur ku gjendej luani, dhe është futur brënda tij duke u gjendur ballë për ballë me luanin.

Njerëzit të cilët ndodheshin në park dhe kanë parë ngjarjen, kanë mbetur të shokuar me veprimin e vajzës, dhe janë shtangur teksa kanë parë atë duke i’u afruar gjithmonë e më shumë luanit.

Gruaja mundohet të kërcejë dhe shihet teksa tund duart e saj në ajër për t’i dhënë sinjale luanit që t’i afrohej, pa pasur asnjë farë frike nga kafsha gjigande.

Kryetari dhe menaxheri i kopshtit zoologjik, në një deklaratë u shpreh se gruaja dhunoi rregullin kryesor të sigurisë të gjendur në kopsht, që është ai i kalimit të kangjellave dhe gjendjes përballë kafshës së egër.

Sipas tij është një mrekulli që luani nuk e sulmoi gruan, pasi me shumë mundësi do ta kishte lënë atë të vdekur.

Burimi:CNN