Lionel Messi arriti të fitonte për herë të gjashtë në karrierën e tij “Topin e Artë”, duke bërë kështu që rekord absolut. I lumtur për arritjen e argjentinasit ishin edhe shokët e tij te Barcelona, ku mbi të gjithë ra në sy reagimi i Antoine Griezmann.

Pikërisht ky i fundit ka postuar një foto me Messin dhe me “Topin e Artë”, ku i vendos një emër të ri çmimit prestigjioz. “El Balon de Leo”, kështu shkruan Griezmann në postimin e tij, pra “Topi i Leos”. E ka fituar plot gjashtë herë, jo më kot edhe francezi shkruan diçka të tillë. Ndërkohë, kjo foto tregon edhe marrëdhënien e mirë që mbizotëron mes dy lojtarëve, ndryshe nga çfarë ishte shkruar më parë në media, ku spekulohej se Messi dhe Griezmann nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin.