Luçiano Spaleti i ka thënë “po” Milanit, siç raporton media italiane “Sky Sport”.

Palët kanë rënë dakord mes tyre, por Milani duhet të ulet në tavolinë me Interin dhe të bien dakord për prishjen e kontratës, nga e cila Spaleti përfiton 10 milionë euro.

Spaleti është gati të kalojë te Milani, por ai nuk do t’i falë asgjë Interit.

Ndërkaq drejtuesit kuqezinjë, janë gati t’i garantojë një rrogë të majme për italianin.