Në Itali e bëjnë të sigurt. Këtë verë ndodh një transferim i bujshëm. Mauro Icardi do të largohet në fund të sezonit nga Interi për t’iu bashkuar rivalëve të Juventusit. Të paktën kështu raporton media prestigjioze “Gazzetta dello Sport”.

Argjentinasi nuk ka dëshirë të qëndrojë te skuadra aktuale, teksa vendimin e tij nuk e ndryshon as ardhja e Antonio Konten në krye të zikaltërve.

Juventusi është klubi i vetëm në Serinë A që mund të plotësojë kushtet e tij. Ikardi është ndër të preferuarit e drejtorit sportiv Fabio Paratiçi, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër sulmuesin.

Në mbyllje të sezonit pritet të hidhen dhe hapat e para në lidhje me këtë transferim, edhe pse dëshira e drejtuesve të Interit është që Ikardi të transferohet jashtë Italisë.