Interesi i Inter Majemit për Leo Mesin, duket se është më serioz nga sa dukej në fillim kur dolën lajme për këtë interesim.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, David Bekam e do me çdo kusht te skuadra e tij yllin argjentinas. Thuhet se ish-lojtari i Milanit, Realit dhe Juanjtid, ka pasur një takim me babain e sulmuesit, Horge Mesii, në Londër.

Gjatë takimit Bekam është përpjekur ta bindë argjentinasin, që Leo Mesi të transferohet te Inter Majemi në fund të sezonit.
Numri 1 i klubit amerikan do të përpiqet ta marrë Mesin në ekipin që ai ka në pronësi, duke ditur që argjentinasi e ka të drejtë të largohet nga Bracelona kur të dojë, duke filluar nga fundi i sezonit.