Në media doli lajmi se presidenti Gaz Demi po tenton të blejë klubin e Salernitanës, por numri një i klubit të Partizanit ka sqaruar gjithçka për VIP Sport.

“Unë kam një klub që kushton më shumë se Salernitana. Nuk e di sa tifozë apo vlerë ka klubi italian, por për momentin nuk jam i hapur për investime në futbollin italian.

“Synoj që Partizani të kapë grupet e Champions-it brenda 5 vitesh dhe brenda këtij viti të mbaroj stadiumin dhe kompleksin”, deklaroi presidenti i Partizanit, Gaz Demi.