Në portalin qeveritar e-Albania, gjatë kësaj jave janë regjistruar 85 952 aplikime për shërbimet elektronike të kryera nga qytetarët, ose 895 ditë të kursyera.

Po ashtu, Bizneset kanë aplikuar për 3 858 shërbime elektronike, e përkthyer kjo në 40 ditë të kursyer.

Gjatë kësaj jave në portalin e-Albania janë regjistruar 5859 përdorues të rinj, 22 894 përdorues të portalit dhe 149 906 përdorime të shërbimeve elektronike.

Në portal janë regjistruar 9371 aplikime për shërbimet konsullore nga shqiptarët jashtë vendit.

Shërbimet konsullore më të përdorura janë aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti; aplikimi për prokurë të posaçme; aplikimi për përkthim dokumenti; aplikimi për leje martese; aplikimi për vërtetimin e verifikimit të gjendjes gjyqësore; aplikimi për deklaratë noteriale.

Ndërsa shërbimet më të përdorura janë certifikatë familjare; karta e shëndetit; certifikatë personale; vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.

Po ashtu, janë shkarkuar në portal 57 826 dokumente me vulë elektronike.