Portali E-Albania po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorur nga qytetarët.

Vetëm gjatë javës së fundit pranë portalit qeveritar e-Albania janë regjistruar 2851 përdorues të rinj, si dhe janë shkarkuar 35 796 dokumente me vulë elektronike.

Po ashtu, numri total i përdorimeve të shërbimeve elektronike rezulton të jetë 94633, ndërsa 7856 përdorues kanë përdorur aplikacionin mobile.

Në portalin e-Albania, në vitin 2013 kishte vetëm 14 shërbime online, ndërsa sot janë plot 596 të tillë. E-Albania përdoret edhe nga bashkëqytetarët tanë jashtë atdheut me 38 shërbime konsullore online.

Nga shtatori 2017 qytetarëve shqiptarë iu hoq burokracia e pajisjes me certifikatë për çdo shërbim dhe në vetëm 18 muaj janë printuar mbi 2.7 milionë certifikata nëpërmjet e-Albania, duke kursyer 135 milionë lekë të reja nga të ardhurat e qytetarëve.

Përveç kursimit të kostove kursehet edhe në kohë. Vetëm marrja e vërtetimit të pensionit ose të kontributit më përpara kërkonte 106 orë, ndërsa tani kërkon vetëm 1 minutë.