Tottenhami është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e sulmuesit të Argjentinës dhe Juventusit, Paulo Dybalas. Drejtuesit e klubit londinez po shpresojnë se do të arrijnë kompletojnë transferimin e 25-vjeçarit para se të mbyllet afati kalimtar i verës për klubet angleze, sot në orën 18:00.

Manchester Unitedi u dha fund negociatave me argjentinasi për shkak të kërkesave të tij të shumta, veçanërisht kërkesa për pagë shumë të lartë. Transferimi i Dybalas në Tottenham vjen pasi londinezët i ndalën negociatat mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandesin, për shkak të çmimit të lartë që ia kishte vendosur klubi portugez atij.

Dybala u transferua në Juventus nga Palermo në vitin 2015 për 25 milionë euro. Gjatë ndeshjeve të sezonit të kaluar, ai i shënoi gjithsej dhjetë gola. Ai gjithashtu shënoi edhe në ndeshjen miqësore kundër Novaras, të mërkurën. Në anën tjetër, skuadra e Mauricio Pochettinos veçse ka arritur marrëveshje me Fulhamin për ta transferuar Ryan Sessegnonin për 25 milionë funte. Në Fulham shkoi mesfushori i Tottenhamit, Josh Onomah, si pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Për më tepër, transferimi i përfolur i mesfushorit të Argjentinës dhe Real Betisit, Giovani lo Celsos, në Tottenham pritet të jetë në formë të huazimi për këtë sezon, me obligimin për ta blerë verën e ardhshme. Tottenhami e theu rekordin e klubit për transferimin më shtrenjtë në histori të veten në korrik, kur r transferoi mesfushorin francez të Lyonit, Tanguy Ndombelen, për 62.8 milionë funte.