Familja e një të riu i cili rezultonte i zhdukur prej dy vitesh u gëzua pamasë kur në shtëpi erdhi një letër prej tij.

51-vjeçarja Marie Kinloch tregon se djali i saj Johnalexander O’Neill u kishte nisur një letër prekëse, pas zhdukjes disa ditë para Krishtlindjes së 2017-s.

Johnalexander, shkurt JA, nga Renfrew e Skocisë i shkruajti familjes për t’i thënë se ishte shëndoshë e mirë, duke i dhuruar atyre më në fund një ndjesi çlirimi.

“Nuk mund ta besoj, jam ende nën shok”, tregon nëna e tij Marie.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, ndonëse letra nuk kishte shkrimin e dorës së JA, Marie është e bindur se e ka shkuar i biri.

Mendojmë se i ka kërkuar dikujt që ta shkruajë, por në të ka detaje që na bind se është ai. Që prej 2017-s kur u zhduk nuk kemi mundur të jetojmë në paqe. Gjatë gjithë kohës kemi qenë të shqetësuar dhe me shumë pikëpyetje se çfarë mund t’i kishte ndodhur”, tregon nëna e tij.

Ajo thotë më tej se tani që e dinë se JA është shëndoshë e mirë, mund të ecin përpara. Ai besohet se jeton në zonën e Suffolk, megjithatë e paqartë mbetet arsyeja përse u zhduk dhe cili ka qenë fati i tij gjatë këtyre viteve.

JA shkoi ta takonte nënën e tij 3 ditë përpara Krishtlindjes në 2017-n dhe më pas u zhduk. Familja e raportoi të zhdukur, por ai nuk u gjet asnjëherë.