Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja janë divorcuar prej më shumë se një viti.

Por megjithatë “çiftin” do i bashkojë gjithmonë vajza e tyre, Aria.

Në çdo festë, ditëlindje apo ditë të rëndësishme babi, Erjon është gjithmonë pas Arias.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka shoqëruar për në klasën e parë Arian, ditë mjaft e veçantë për të.

Ish-bashkëshorti i Enedës, Erjoni e ka ndarë edhe në rrjetet sociale foton e Arias e ulur në bankat e shkollës, ku krahas fotos shkruan: “Kjo është Aria Zaloshnja, dhe sot filloi rrugën e mundimshme te jetës’’.