Dy studentë të protesës deklarojnë se deputeti Endri Hasa nuk mund të përfaqësojë studentët me veprimin që bëri duke hedhur vezë ndaj kryeministrit.

Ina Kila, studente e Gazetarsië në Fakultetin Histori-Filologji dhe Xhuljan Guçe student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe kryetarit të Këshillit Studentor thanë se veprimi i Hasës është i dënueshëm dhe pa etikë. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku studentët thanë njëzëri se ai nuk përfaëson studentët dhe nuk është kjo mënyrë për zgjedhjen e kërkesave të tyre.

Kila dhe Guçe përjashtuan politizimin e çështjes dhe nuk mund të lejojnë interferimin e kauzës së tyre me kauzë politike. “Nëse PD synon që të futen në parlament për hir të studentëve nuk duhet të kishte përdorur vezët”. Gjithsesi si Kila dhe Guçe fajësonë të gjithë politikën shqiptare për situaitën që ndodhet arsimi.