Dy shoqe të ngushta janë ritakuar pas 58 vitesh . Ato kanë shtrënguar duart pranë Murit të Berlinit nga ku shkrepën një foto ashtu si në kohët e vjetra.

Rosemarie Badaczeëski dhe Kriemhild Meyer u fotograuan në të njëjtin vend në 13 gusht 1961 vetëm pak ditë para se të niste ndërtimit i Murit të Berlinit.

“Unë vrapova drejt e te muri, pa parë majtas a djathtas”, kujton Badaczeëski teksa pozonte me shoqen e saj të vjetër në të njëjtin vend ku ishte bërë fotografia, aty ku sot nuk është më muri.