Në një përpjekje për të ndaluar shirat e vazhdueshëm që çuan përmbytje në Madhya Pradesh, banorët e zonës vendosën të divorconin çiftin e bretkosave që i martuan vetëm 2 muaj më parë. Me shpresën për të kënaqur Perëndinë e shirave, anëtarët e grupit fetar Indra martuan një bretkosë femër me një bretkosë mashkull më 19 korrik kur shteti po përballej me thatësirën.

Lutja e tyre u pranua, por reshjet e tepërta shkaktuan përmbytje në vend. Në Madhya Pradesh janë regjistruar 26% reshje të tepërta deri të mërkurën dhe u hapën portat e digës Bhadbhada, Kaliasot dhe Kola. Dhe në përpjekje për të pushuar shiun, ata vendosën që ti divorconin bretkosat. Divorci u krye në një tempull në Indrapuri. Çifti i bretkosave u nda me anë të ritualeve.