Antoine Griezman dhe Ousmane Dembele po tregojnë çdo ndeshje që nuk arrijnë të mbajnë në shpatullat e tyre peshën e sulmit, kur Messi dhe Suarez nuk janë prezentë në fushë.

Vitet po kalojnë për dy yjet e Barçës dhe nevoja për lider do jetë një domosdoshmëri për katalanasit.

Duke parë që dy francezët nuk po bëjnë atë që pritet, katalanasit janë hedhur në sulm për të siguruar yllin e Arsenalit, gabonezin Pier-Emerik Aubameyang.

“La Sexta”, raporton se nëse Arsenali nuk do të zërë vendin e katërt në kampionat, që të çon në Ligën e Kampionëve, sulmuesi ka prirjen të largohet dhe Barcelona është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar Arsenalit shifrën që dëshiron.

Aubameyang tregon tashmë se është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke kaluar në një top-klub si Barcelona.