Tërmeti solidarizoi çdo person që ndjeu lëkundjet e tokës. Të gjithë vrapuan për tu larguar nga ndërtesat e disa të tjerë për të shpëtuar të afërmit, fëmijët apo prindërit.Edhe objektet e kultit fetar janë prekur nga kjo ngjarje.

Mesha në ditën e sotme në kishën ”Shën Luccia” të Durrësit i është kushtuar lutjes për mbrojtjen nga tërmetet. Të gjithë besimtarët janë paralajmëruar të dalin qetësisht nga ky objekt i kultit fetar në rast se do të ketë lëkundje tërmeti gjatë meshës.