Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë nismën për gjelbërimin e qytetit. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, e cilëson një prioritet shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në Durrës në funksion të një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e Durrësit.

Duke i shprehur falënderimin “Splendid Group”, që i dhuroi qytetit 20 pemë të reja, kryebashkiakja Sako fton të gjithë qytetarët e ti bashkohen nismës sonë për një Durrës të gjelbër. “Falënderoj këta qytetarë që kontribuojnë në zbukurimin dhe gjelbërimin e qytetit”, shprehet Sako.

Edhe ky vit do të vazhdojë të jetë vit i gjelbërimit të rrugëve dhe lulishteve të Durrësit. Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe mbjellja e pemëve është një mundësi e mirë për të përmirësuar cilësinë e ajrit, jo vetëm nëpërmjet rehabilitimit të sipërfaqeve urbane, por edhe nëpërmjet dendësimit të gjelbërimit që sjellin pemët e reja në qytet.