Kombëtarja luan në “Elbasan Arena” në një stadium të boshatisur teksa presidenti Armando Duka tha se ka bërë gjithçka për të pasur një stadium plot, teksa shtoi se tifozët e vërtetë duhet të ishin sot në stadium.

“Tifozët kanë harruar se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe shpresoj që ta vlerësojë Kombëtarja. Është bërë një punë për t’i injektuar skuadrës dëshirën dhe motivimin. Nuk ka ndeshje të lehta sepse të gjitha ekipet luajnë mirë dhe ta fitosh duhet të bësh gjithçka. Nuk bëhet asgjë ndryshe për të fituar. Këto janë kundërshtarët realë të Shqipërisë si Moldavia apo Andorra.

Sekret? E kemi pritur datën 17 dhe presim datën 17 sepse çunat e kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv. Nuk më intereson asgjë tjetër.

Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhet. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme.

Komoditeti në Elbasan është fantastik por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultras, nuk vijnë për të parë ekipin por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapen dhe Ronaldon. Tifozët e vërtetë vijnë për të parë Kombëtaren sot”, tha Duka.