Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë taki​mit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës Josep Borrell, i cili vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Borrell siguroi për mbështetjen e Spanjës lidhur me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shprehur qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Cakaj konfirmoi gjatë takimit se Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për të filluar këto negociata dhe është e bindur se hapja e negociatave me BE-në është mëse e merituar.Sa i takon kryesimit vitin e ardhshëm të OSBE-së, Cakaj informoi homologun spanjoll se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më te denjë dhe në mbështetje të plotë të axhendës së Organizatës.