Prej disa kohësh Dua Lipa i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Isaac Carew dhe jetën e saj po e vazhdon në krahët e Anwar Hadid. Dy ish të dashuruarit nuk dihet ende si i kanë marrëdhënet e tyre, megjithatë i ati i këngëtares me origjinë shqiptare vazhdon ta ketë të preferuafin e tij, shefin e kuzhinës.

Këtë e tregon më së miri një koment që Dukagjini ka lënë në foton e tij. Isaac ka njoftuar në Instagram se ka blerë shtëpi të re dhe në mes të komenteve të shumta është vënë re edhe komenti i Dukagjinit.

“Urime shok. Jam shumë i lumtur për ty”, shkruan i ati i Duas. Me këtë postim ai tregon se pavarësisht vendimit të së bijës, ai vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Isaac.