Me ndryshimin e trajnerit, roli në skuadër për Juan Cuadradon ka ndryshuar. Nga mesfushorë krahu është kthyer në mbrojtës krahu, të cilin kolumbiani po e bën në mënyrën më të mirë.

E për këtë fakt, drejtuesit e Juventusit i kanë kërkuar Cuadrados që të rinovojë kontratën me klubin e cila përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për një kontratë 4 milion eurosh në sezon plus shpërblimeve në bazë të paraqitjeve.