E ndërsa edhe pak ditë Xhelal Mziu pritet që të lirojë zyrën e kryebashkiakut të Kamzës, të gjithë drejtorët e tij në shkelje të hapur të ligjit kanë braktisur punën dhe në orar zyrtar ndjekin aktivitetet politike të PD.
Sikurse shihni edhe nga kjo foto, Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës është shfaqur në krah të Lulzim Bashës duke hyrë me forcë brenda godinës së Teatrit Kombëtar. Bashkë me vete,m ai ka marrë edhe të gjithë punonjësit e institucionit që drejton duke i urdhëruar për protestë.
Bashkia Kamëz është një nga më problematiket sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve të saj, ndërkohë që niveli i shpërdorimit të tij është në nivele alarmante, duke e kthyer atë në një nga ndërmarrjet pranë kolapsit.