Drejtori i Syri.net Bledian Koka ka reaguar në Facebook, pas ndalimit të dy gazetarëve Aurel Rakipllari nga Syri.net dhe Daniela Grica nga Gazeta Shekulli, të cilët publikuan lajmin se në orën 23:30 vendi do goditej nga një tërmet i fuqishëm, duke nxjerrë njerëzit jashtë nëpër sheshe e rrugë.

Bledian Koka thotë se lajmi ishte i nxituar, por fajëson kryeministrin. Ja çfarë shkruan ai nga Facebook-u:

O njeri i degjeneruar
Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi. O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister. Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt. Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre. Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte… p.s…njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot! Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj…/ Tiranapost.al.