Policia e Korçes ka vënë në pranga dy persona pasi kanë kundërshtuar policinë për kontrollin e mjetit.

Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale M.S, 30 vjeç, i cili ka drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 488 NL, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhërit, si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për kontrollin e mjetit.

Gjithashtu i ndaluari tjetër është shtetasi A.D, 29 vjeç, i cili u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 935 RI .