Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është drejt përmbushjes me sukses të reformës për rikonstrukturimin e ish-drejtorive të bujqësisë në të gjithë vendin.

“Tani kemi dy agjenci të reja, Agjencinë e Këshillimit të Stacionit Bujqësor dhe Agjencinë e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Jemi në procesin e plotësimit të strukturave dhe burimeve njerëzore të këtyre agjencive, ku do të rritet numri i punonjësve dhe shtrirja gjeografike”, tha ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë një takimi ditët e fundit me aktorë të linjës në Tiranë, ndërsa vuri në dukje se ka nisur bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës për trajnimin e këshilluesve ekstencionistëve, në një hark kohor prej disa javësh për kualifikimin e tyre.

“Po bëjmë disa investime në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, duam t’i fuqizojmë në të gjithë Shqipërinë, ku numri i tyre deri tani arrin në pesë”, tha Peleshi.