Nga akuzues, ish-deputeti democrat Ervin Salianji rrezikon të kthehet në i pandehur. Sot në gjykatë po zhvillohet seanca e radhës për dosjen Babale, ku Fredi Alizoti është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa. Gjatë Dëshmisë së tij, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Alizoti ka pranuar para prokurorëve se ka bërë zërin e Agron Xhafajt dhe lekët ka thënë se do ia jepte Ervin Salianji, i cili sipas tij kërkonte ta përdorte audion, për të goditur Fatmir Xhafën, ish-ministrin e Brendshëm. Alizoti thotë se dijeni ka pasur edhe Gazmend Bardhi, madje thekson se në PD ku shkoi për organizimin e këtij plani dhe marrjen e një pjese të lekëve prej 100 mijë eurove, takoi Salianjin dhe Bardhin.

Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot, jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheqin. Mu dukën shumë dhe thash hajd se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmeneve ne Tiranë.

Avokati Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përvec vleres monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Me mbajti ne ajer. Mori vet azil dhe iku e mua me la ne ajer. Albert Veliu nuk ka qene korrekt me mua.

Gabimi im me i madh dhe faji im edhte qe nuk e regjistrova dhe ta shihnit qe cfare me ka thene. Se do imitoja zerin e Agron Xhafes e ka ditur vetem nje shoku im nga Elbasani. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama, jam me tetë klasë shkollë. Te PD jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kan qene edhe disa persona te tjere.