Jadon Sancho e ka pranuar se ai nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pas spekulimeve se Manchester Unitedi është interesuar për të. Megjithatë, drejtori i klubit gjerman e ka bërë të qartë se anglezi nuk është në shitje.

Sulmuesi anësor anglez raportohet se është njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga Manchester Unitedi për afatin kalimtar të verës së ardhshme, pasi që spekulimet kanë filluar qysh tani, transmeton Gazeta Express.

19-vjeçari e pati një tjetër paraqitje mbresëlënëse për Dortmundin në barazimin pa gola të së martës kundër Barcelonës, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, në kuadër të fazës së grupeve.

Kur u pyet për të ardhmen e tij pas ndeshjes, adoleshenti e pranoi se asgjë nuk është e sigurt, përkundër dëshirën së tij për të bërë paraqitje të mira dhe për të arritur suksese me klubin e tij aktual.

“Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Unë vetëm përqendrohem te ndeshja e radhës. Vetëm dua ta jap 100 përqindëshin tim për Borussia Dortmundin. Unë me të vërtetë dua të kem sukses me Dortmundin. Natyrisht, dua të fitoj tituj dhe të jap gjithçka”, u shpreh Sancho për ViaSport.

Edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, u pyet për të ardhmen e Sanchos para ndeshjen kundër Barcelonës dhe ai zbuloi se “Djajtë e kuq” ishin interesuar për yllin e tyre, mirëpo klubi nuk u tundua nga kjo gjë.

“Ne nuk biseduam me ata [Unitedin]. Ata po na kërkonin të takoheshim, por Sancho nuk është në shitje”, tha Zorc.

Sancho është bërë njëri ndër talentet më të mëdha në Evropë, pasi u largua nga Manchester City në vitin 2017. Ai i shënoi 12 gola dhe i asistoi 14 të tjera për Dortmundin në Bundesligë sezonin e kaluar dhe tashmë i ka regjistruar dy gola dhe katër sezone në këtë sezon të ri.