Trajneri i kombëtares së Egjiptit, Hector Cuper ka dhënë dorëheqjen pas tri humbjeve me Egjiptin në Kupën e Botës në Rusi.

Federata e Egjiptit njoftoi largimin e argjentinasit 62-vjeçar ditën e martë, një ditë pasi përfunduan ndeshjet e grupit A ,ku Egjipti pësoi humbje 2-1 me Arabinë Saudite.

Egjipti u kthye në finale për herë të parë në 28 vjet duke humbur gjithashtu 3-1 me Rusinë dhe 1-0 me Uruguajin.

Sulmuesi Mohamed Salah humbi ndeshjen e parë dhe kundër Uruguajit nuk ishte në formë të mirë, pas dëmtimit në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të majit.

Cuper mbante rolin e trainerit që nga viti 2015, me skuadrën shtatë herë kampione e Afrikës.