Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç nuk pret ndikim në dialog në rast të ndryshimit të qeverisjes në Kosovë.

Gjuriç ka deklaruar sot se për dialogun, nuk do të thotë asgjë ndryshimi i qeverisë në Kosovë sepse “kushdo që do të jetë në qeverisje prap do të jetë dikush nga separatistët”.

“Është shumë e mundshme se do t’i përfaqësojë dikush që i ka përfaqësuar deri më tani. Beogradi mbahet për principet se dialogu do të vazhdojë atëherë kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Ne tani qëndrojmë t’i ndihmojmë popullit në Kosovë”, deklaroi Gjuriç për “Rts”, transmeton Telegrafi serb.

Gjuriç po ashtu ka thënë se Serbia gjithmonë ka qenë e angazhuar kur bëhet fjalë për dënimin e krimeve të luftës dhe asnjëherë nuk është përqëndruar tek kombësia.

“Krimet e luftës nuk harrohen, nëse dikush ka menduar se po. Mund të them se jam i kënaqur që nuk ndalemi së dënuari krimet e luftës dhe se ata herët ose vonë do të dalin para gjykatës”, theksoi ai.

Ai kujtoi që Serbia me vendosmëri refuzon të heqë dorë nga ndjekja penale sepse familjet, shtuan ata, meritojnë drejtësi.

Në lidhje me lajmet që Zyra për Mbledhjen dhe Dokumentacionin e Krimeve të Luftës kundër serbëve në Gjakovë ka paraqitur në Prokurorinë Speciale në Prishtinë 12 padi kundër serbëve duke i akuzuar ata me krime lufte, Gjuriç thotë se Beogradi ka paralajmëruar një ndjekje kundër serbëve, në rastëse vërtetohet fajësia e tyre.