Kënga “Ma zgjat dorën”, me të cilën Eneda Tarifa konkurron në “Kënga Magjike”, u publikua ditë përpara tërmetit shkatërrimtar, por kjo këngë duket se i përshtatet kaq shumë situatës në të cilën ndodhemi. Eneda ka publikuar një video me momente shumë prekëse gjatë këtyre ditëve të tragjedisë duke i shoqëruar me këngën e saj. Në video shfaqet momenti ku moderatori Alaudin Hamiti u përlot kur një zonjë me kancer dhuroi 50 euro, momenti kur një i moshuar dhuroi 10 euro nga pensioni, momente kur gazetarët nuk i mbajtën dot lotët.

“Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq. Bashkë njësoj… Edhe ne fatkeqësi të pabesa natyrore. Sepse ne jemi 1. Do të bëj në Kënga Magjike atë që di te bëj më mirë, (jam apo jo dakort me zhvillimin e ketij eventi në këtë moment), DO ZGJAS DORËN drejt të gjithë atyre që kanë nevojë. I gjithë stafi dhe Ardit Gjebrea DO TË KËNDOJË PËR TË NDËRTUAR. Të afërmit e mi do të jenë atje duke kontribuar për ta, me blerjen e biletës. 4,5,7 Dhjetor në Pallat të Kongreseve. Do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Do këndojmë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Faleminderit të gjithë atyre që zgjasin dorën”, shkruan Eneda.

 

View this post on Instagram

 

Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq. Bashkë njësoj… Edhe ne fatkeqësi të pabesa natyrore. Sepse ne jemi 1️⃣. Do të bëj në @kengamagjikeofficial atë që di te bëj më mirë,( jam apo jo dakort me zhvillimin e ketij eventi në këtë moment), DO ZGJAS DORËN drejt të gjithë atyre që kanë nevojë. I gjithë stafi dhe @arditgjebrea DO TË KËNDOJË PËR TË NDËRTUAR. Të afërmit e mi do të jenë atje duke kontribuar për ta, me blerjen e biletës. 4,5,7 Dhjetor në Pallat të Kongreseve. Do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Do këndojmë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Flm të gjithë atyre që zgjasin dorën #kendojpertendertuar @alaudinhamiti @sonilameco1 #muhametveliu @iamflorimumajesi 🙏🏼

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on