Një bisedë online në WhatsApp që besohet se është bërë mes Stresit dhe Keisit, po qarkullon në rrjetet sociale. Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se kjo foto është shkëputur nga Instastory i reperit Arkimed Lushaj, ku me sa duket nuk qëndroi shumë por u fshi menjëherë!

“Jeta shumë e shkurtër prandaj eci shpejt”, është shkrimi që besohet se ka lënë Stresi në foton e mëposhtme. Biseda duket e bërë në terma miqësorë mes çiftit, i cili u raportua se i ka dhënë fund martesës, pak kohë pas daljes së Stresit nga burgu.

Keisi shihet teksa e thërret “Ked” Stresin dhe i shpjegon atij përse është më mirë që i ka bërë block. Nga ana e tij, Stresi i shpreh dashurinë Keisit dhe i thotë se do ta dojë përgjithmonë.

Këshilla e fundit që merr ai nga Keisi është që të kujdeset për veten dhe të mos i lërë njerëzit të përfitojnë prej tij! Kjo na bën të mendojmë se gjërat mes tyre kanë përfunduar miqësisht dhe se nuk ka asnjë hatërmbetje të mbetur, përveç dashurisë! Nuk jemi të sigurt nëse biseda është e vërtetë, e megjithatë duket shumë e sinqertë dhe na bëri të rrëmbejmë shamitë për lotët!