Qentë janë krijesa plot me befasi, përveç që dinë të jenë besnik, ata dinë të jenë shpeshherë edhe qesharak dhe të lezetshëm. Këtë na ka dëshmuar një qen i cili nga mosdëshira për t’i prerë thonjtë, është shtirur sikur po i bie të fikët.

E po të gjithë e dimë që shpeshherë prerja e thonjve mund të jetë e mërzitshme, por jo vetëm për njerëzit. Reagimi i këtij qeni tregon pikërisht atë se sa i bezdisshëm mund të jetë ky proces, shkruan Lajmi.net. Po flasim për një video e cila është bërë virale, ku shihet një qen me reagimin e tij qesharak teksa dikush po tentonte t’ia priste thonjtë. Video për më shumë: