Alena beson se do t’i lëndojë të gjithë te Barcelona nëse Neymar shkon në Madrid Goal raportoi ditë më parë se Real Madridi ka ofruar 100 milionë euro dhe kartonin e Luka Modric për Neymar Junior. Edhe mediat në Spanjë raportojnë se këto nuk janë vetëm thashetheme, dhe se Madridi seriozisht po mendon ta blejë Neymarin.

Për të po interesohet edhe Barcelona, por nëse lojtari zgjedh “Los Blancos”, sipas Carles Alenas, do të jetë goditje e madhe për katalunasit.

“Do të jetë e dhimbshme nëse Neymar shkon të rivali ynë, veçanërisht pasi ka luajtur me Barcelonën”, tha Alena.

“Shpresojmë që të kthehet. Ai është lojtar fantastik, një ndër më të mirët në botë. Nëse kthehet, do të ishte blerje e mrekullueshme”.

Lenoardo, drejtori sportiv i PSG-së, konfirmoi të shtunën se tashmë kanë nisur bisedimet për shitjen e Neymar dhe madje, ato janë në një fazë të avancuar, por dilema mbetet Real Madridi apo Barcelona, ku do të shkojë braziliani?!