Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë javën që shkoi dashurinë e saj me regjisorin Besnik Krapi.

Mirëpo fakti që ishte këngëtarja Elvana Gjata ajo që i celebroi, ka bërë që të shfaqen ndjenja xhelozie tek mikesha tjetër e Vokshit, Olta Dakut.

Daku, në një intervistë për emisonin “Lart e poshtë” është shprehur se kjo gjë ‘ia ka hequr trurin’ dhe se ishte gati të shkatërronte dasmën.

“Unë vërtet jam shoqja e ngushtë e Jonidës, por nuk jam gjysma e saj. Gjysma e saj është Elvana Gjata. E kupton? Të ikën truri fare, do shkoj ta prish tani dasmën,”- tha Olta Daku.