Ditën e sotme IKMT ka shembur 33 objekte që ishin pengesë për zhvillimin e projektit te Unaza e Re. Por çfarë thoshte opozita muaj më parë rreth këtyre shembjeve dhe si do i ndalonte ajo.

Natën vonë, në një emision televiziv, deputeti i ri për nga mosha e nga përvoja shprehej me shumë siguri se do t’i mbronte banesat e qytetarëve me trupin e tij.

“Nuk i shemb dot ato shtëpia ti se nuk do t’i shtypësh me fadroma banorët. Përpara se të sht ypësh banorët do të duhet të kalosh para trupave të grupit parlamentar të PD. Ditën që ai do t’i sjellë fadromat do t’i ketë rrjesht aty para. E kemi thënë se jemi aty për të mbrojtur banorët se janë për kaozë legjitime që i mbrone dhe ligji dhe Kushtetuta. Kushtetutën nuk e shkel as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. Dhe për ta mbrojtur atë ne do të jemi në vijë të parë.”

Sot, 11 muaj pas deklaratës “bo mbastike” të Balliut, IKMT njoftoi se përfundoi aksionin e saj në Lotin e 1.  Se ku ndodhej sot kur banorët kishin nevojë për mbështetjen e ish-deputetit Balliu, askush mund ta thotë, por ajo që mund të konstatojmë është braktisja e kauzës nga opozita