Ka njerëz që djersisin shumë natën dhe jo për shkak të temperaturës së brendshme apo batanijeve mbi vete. Djersitja e tepërt gjatë natës për faktorë të panjohur ka të bëjë kryesisht me një problem të fshehur mjekësor.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet e ndryshme mjekësore të djersitjes së tepërt gjatë natës.

Hipertiroidizmi
Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë dhe djersitja janë dy prej simptomave më shpërthyese të hipertiroidizmit.

Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe nëse ajo prodhon shumë hormone, trupi punon më shumë seç duhet.

Temperatura rritet dhe njeriu është më i uritur dhe ka më shumë etje.

Niveli I Ulët I Sheqerit Në Gjak
Niveli i glukozës në gjak mund të bjerë natën dhe kjo manifestohet me djersitje gjatë natës.

Për këtë arsye, rekomandohet që përpara gjumit, të konsumoni disa kafshata të një ushqimi të shëndetshëm.

Humbja e Ndjenjave në Gjumë
Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen e gjumit për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Kjo gjë nxit prodhimin e tepërt të djersës gjatë natës.

Urthi
Urthi mund të ndërpresë gjumin dhe të shoqërohet edhe me djersitje të tepërt.

Për këtë arsye rekomandohet që të hani vakte të vogla dhe jo përpara gjumit.

AgroWeb.org ju rekomandon të shmangni të skuqurat, domatet dhe ushqimet me yndyrë.

Limfoma
Shumë prej tumorëve që njohim shkaktojnë djersitje të tepërt, por më e përhapura prej tyre është limfoma e cila e ka pikënisjen tek sistemi imunitar.

Përdorimi i Medikamenteve
Shumë barna si aspirina dhe ibuprofeni shkaktojnë djersitje të tepërt.

Këtu përfshihen edhe ilaçet kunër depresionit apo trajtimet hormonale.

Tuberkulozi
Djersitja e tepërt gjatë natës është simptomë e tuberkulozit, e cila shfaqet edhe me kollë të fortë dhe sekrecione me njolla gjaku.

Ankthi
Ankthi që kulmon me ëndrra të frikshme dhe stërmunduese shoqërohet me djersitje të tepërt gjatë natës.

Menopauza
Djersitja e tepërt mund të jetë edhe simptomë e menopauzës dhe ndërprerjes së ciklit tek gratë.

Menopauza gjithashtu shoqërohet me ankth dhe depresion.

Infeksioni
Infeksionet bakteriale manifestohen me temperaturë të lartë por edhe me djersitje të tepërt gjatë natës.

Si Të Trajtoni Problemin E Djersitjes Së Tepërt Gjatë Natës
Ulja e temperaturës së dhomës së gjumit dhe ventilimi i saj e bën gjumin më të lehtë për njerëzit që djersisin tepër gjatë natës.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e çarçafëve dhe rrobave prej pambuku që përthithin djersën.

Shmangni materialet sintetike që ju zënë frymën.

Përpiquni të identifikoni shkakun e djersitjes së tepërt dhe më pas konsultohuni me një mjek./AgroWeb