Gjatë fjalës së tij në konferencën e delegacionit të PE, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein është pyetur për djegien e mandateve të opozitës.

Fleckenstein tha se edhe më herët deputetët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin por atëhere e merrnin rrogën, kurse tani s’do munden dot.

Nga ana tjetër ai përgëzoi policinë që sipas tij ka treguar përgjegjshmëri të lartë në menaxhimin e protestave.

“Për djegien e mandateve, unë mund të them se në bojkotin aktual nuk jepen para. Megjithatë kjo nuk është zgjidhje për këtë vend. Në bojkotin e mëprashëm, deputetët e kanë marrë rrogën, tani jo. Policia ka treguar përgjegjësi të lartë dhe uroj të vazhdojë kështu”, u shpreh Fleckenstein.

Ndërkaq, Cristian Preda, koordinatori për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian tha se në maj, komisioneri Hahn do çojë në PE raportin për Shqipërinë.

“Në maj do vijë komisioneri Hahn këtu, më 29 maj do na sjellë raportin për Shqipërinë, të jeni të sigurtë që mbështetja nga të gjitha grupet politike do vazhdojë lidhur me çështjen e çeljes në negociatave”.