Me sa duket, marrëdhënia e Brad Pitt me djalin Maddox Jolie-Pitt nuk është përmirësuar. Maddox, 18 vjeç, i cili po studion biokimi në Universitetin Yonsei në Korenë e Jugut, dha një intervistë të rrallë në të cilën foli për familjen e tij, përfshirë yllin e filmit “Once upon a time in Hollywood”.

Në një video të marrë nga In Touch Weekly, një gazetar e pyet Maddox nëse Pitt ka në plan ta vizitojë atë në universitet, dhe Maddox u përgjigj, “Unë nuk di gjë se çfarë do të ndodhë”. Maddox gjithashtu iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mundësinë e shkëputjes së raporteve me Pit, dhe u përgjigj duke thënë: “Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë”.

Maddox dhe Pitt, 55 vjeç, patën një zënkë në vitin 2016 pas një incidenti në bordin e një avioni privat, në të cilin Pitt dyshohet se e goditi të birin. Angelina Jolie kërkoi divorcin disa ditë më vonë. Pitt mohoi dhunën, por pranoi se i bërtiti të birit. Jolie, 44 vjeç, ishte vetëm kur shoqëroi të birin Maddox në kolegj në gusht.