Shpeshherë e gjithë ajo që shihet, nuk është në të vërtetë ashtu. Jeta është plot surpriza, të cilat nganjëherë te paraqiten vetë, e nganjëherë ju duhet t’i kërkoni ato. A e keni pyetur ndonjeherë vetën së kush e dizajnoi për herë të parë flamurin amerikan, apo cila është fjala më e gjatë angleze?Disa kuriozitete të cilat sa të çuditshme, janë edhe mjaftë interesante që t’i mësoni!

1.Portokallet e para nuk kishin ngjyrë portokalli, por jeshile. 2.Skotlanda ka 421 fjalë për “borën”, siç janë sneels, feefle, flinkdrinkin. 3.Fjala më e gjatë angleze ka 189,819 shkronja.  4.Oktapodët vendosin 56,000 vezë në një kohë 5.Balenat blu hanë gjysme milioni kalori menjëherë 6.Xhepi i vogel në xhinse ishte bërë për ta ruajtuar orën e xhepit.

7.Shumica e personazheve të Disney përdorin dorëza per ta mbajtur animacionin e thjeshtë. 8.Njeriu me zërin më të ulët në botë mund të bëjë tinguj që njerëzit nuk mund ti dëgjojnë. 9.Flamuri i Amerikës ishte i dizajnuar nga një student i shkollës së lartë. 10.Vetëm një e katërta e shkretëtirës Sahara është me rërë. 11.Bananet rriten me kokë poshtë.

12.Njeriu ka vetëm dy pjesë të trupit që kurrë nuk ndalen së rrituri, ato janë hunda dhe veshët. 13.Francezët kanë fjalën e tyre “galocher” për “puthjen franceze”. 14.Trailerët e filmit më herët janë shfaqur pas filmit. 15.Mercedes-i shpiku një makinë që kontrollohet nga një komandë. 16.Gjuha e gjirafës mund të jetë e gjatë 12 inç. 17.Njerëzit nuk janë të vetmit qe ëndërrojnë. 18.Kulla e Eiffel mund të rritet më shumë se 6 inç gjatë verës, 19.Bletët mund të fluturojnë më lartë se gjatësia e Maleve Everest.